Menu
en

Private Villa 47, Rolling Hills Village, TiraneApartment

2016
to projects list

Siperfaqja aktuale mbi te cilen zhvillohet projekti eshte rreth 11200 m2. Ne projektin fillestar siperfaqja e truallit ishte rreth 1000m2, nga te cilat rreth 200 m2 i perkisnin gjurmes se nderteses. Me blerjen e metejshme te tokave perreth, trualli merr nje konfigurim te stergjatur me nje pjerrtesi te theksuar (rreth 20%) ne pjesen perendimore. Ngrehina fillestare e viles duke qene se eshte pjese perberese e kompleksit te vilave, gjendet tashme ne nje pozicion periferik ne lidhje me siperfaqen e re te prones. Pikerisht kjo planvendosje e spostuar e viles egzisuese ne lidhje me bariqendren e truallit na serviri idene fillestare ne planifikimin e ri. Pra duke nisur nga ngrehina masive e viles e integruar ne sistemin urban te kompleksit kalohet gradualisht ne ndertesen e re 1 kat mbi toke qe do te strehoje shtepine e miqve, nje galeri arti, nje SPA dhe nje kantine vere per te vazhduar me tej me nje fushe te gjelber me pak peme dekorative dhe gradualisht me rritjen e pjerresise se terrenit bimesia behet me e dendur me synimin per ta kthyer terrenin ne gjendjen e tij natyrale dhe duke e integruar gradualisht ne pyllin me plepa dhe shkoze qe kufizon truallin ne pjesen perendimore poshte rruges automobilistike.