Menu
en

Hotel FierHotel

2016
to projects list

I pozicionuar ne qendren e qytetit Hotel Fieri shenonte nje pike referimi per te gjithe zonen si per nga madhesia (ishte ndertesa me e larte e qendres se qytetit deri pas renies se regjimit), ashtu edhe per nga rendesia (ishte hoteli ne te cilin gjate regjimit komunist akomodoheshin turistet e paket te ardhur nga perendimi). Mbas renies se regjimit degradimi i nderteses avancoi me te njejtin hap me pjesen tjeter te qytetit. Nderhyrje te ndryshme per mirembajtje dhe meremetime spontane sherbyen vetem per ta alteruar me tej identitetin origjinal te godines deri ne vitin 2007, vit ne te cilin u vendos ti jepej rruge nje projekti rikualifikimi teresor te nderteses duke lene ne fakt ne kembe nga hoteli vjeter vetem konstruksionin mbajtes prej betoni. Ne detyren e projektimit te interierit te hotelit kerkohej ne menyre specifike qe ambjentet e sherbimit (holli, bari, restoranti) te trajtoheshin ne nje stil luksoz duke variuar nga neoklasikja e restorantit deri tek stili glamour i hollit ku spikasin materialet luksoze ( si boiserite me rimeso ebano afrikan te llakuar ose llampadaret me gure Swarovski) ne kontrast me fasaden racionale me materiale hi-tech. Gjuhen racionale por teper komode e rigjejme tek dhomat ne projektimin e te cilave eshte respektuar normativa italiane e hotelerise si ne dimensionimin e hapesirave ashtu edhe ne standartet e materialeve.