Menu
en

Garden GrillCaffe

2016
to projects list

Vendodhja:
Fier, Albania
Viti I Projektit:
Year 2015-2016
Realizimi:
2016
Project:
Ego Architecture
General Contractor:
IMAI shpk





I pozicionuar ne tarracen e qendres tregtare te pare ne qytetin e Fierit, ne nje zone qe shenon fundin e zones urbane dhe fillimin e zones industriale te qytetit ky projekt synon te jete nje pike ndermjetesimi midis ketyre dy realiteteve te kunderta. Nga njera ane zona urbane qe me nderhyrjet e fundit rikualifikuese te kryera nga pushteti vendor po i rikthen shkelqimin kesaj pjese te qytetit dhe nga ana tjeter impiantet e vjetra industriale ne faze te avancuar degradimi post industrial. Mungesa e siperfaqeve te gjelberta ne kete pjese te qytetit ishte nje input i rendesishem ne fillimin e procesit te projektimit per ta trajtuar kete hapesire si nje kopesht te gjelberuar, duke integruar ne te edhe sherbimet komerciale te restoracionit. Per te dale nga skemat e ngurta te lokaleve ku shkohet vetem per te konsumuar, eshte tentuar ti jepen kesaj hapesire disa funksione e sherbime shtese qe ta kthejne ne nje vend te jetueshem nga e gjithe familja pergjate gjithe vitit si kendet e lojrave per femije, nje mini acquapark, hapesire per organizim eventesh te ndryshme, etj. Megjithese ndodhet ne tarracen e katit te fundit pershtypja qe te krijohet eshte ajo e nje oazi te gjelber te izoluar nga kaosi urban. Ne trajtimin e ambienteve te brendshme jane perdorur materiale industriale si veshjet me llamarine te perforuar per banakun, raftet metalike dhe ndricuesit industriale apo dyshemeja e drurit, elemente qe te kujtojne faqen tjeter te kesaj pjese te qytetit, ish parkun industrial.